Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Pse mos te marrim kryesimin qe kete jave ne Kavaje?

Sulmuesi ka besim se Tirana mund tė ngjitet nė krye tė renditjes, nėse fiton ndaj Besės dhe Teuta humbet
Merkoēi: Kryesimin, pse jo qė kėtė javė

Ndeshja me Lushnjėn pėr Kupėn e Shqipėrisė ka qenė e dyta pėr Eldorado Merkoēin, qė e ka nisur si titullar nė kėtė sezon. Edhe pse nuk e ka gjetur golin, sulmuesi kėmbėshpejtė i bardhebluve ka qenė promotori i aksioneve tė skuadrės. 3 janė golat qė Eldoja ka shėnuar nė 11 javė kampionat, dy prej tė cilėve i kanė dhuruar Tiranės 6 pikė (ndaj Vllaznisė 3-2 dhe Lushnjės 2-1), ndėrkohė qė goli i tretė ėshtė regjistruar nė humbjen 1-3 tė kampionėve me Teutėn. Nė njė deklarim pėr "Sportin shqiptar", 25-vjeēari jep opinionin e tij pėr ecurinė e ekipit nė tri ndeshjet e fundit. "Pas asaj periudhe tė vėshtirė katėrjavore qė kaluam nė kampionat, mė nė fund u jemi rikthyer serive tė fitoreve shumė tė munguara. Edhe pse janė arritur fitore minimale, rėndėsi pėr ne kanė pasur tripikėshat e marrė, tė cilėt na kanė afruar mė shumė me kreun,"- thotė sulmuesi bardheblu. Pėr sa i takon pėrballjes sė fundit pėr kupė ndaj "lagunarėve", ajo edhe pse ėshtė fituar 1-0, e ka parė Tiranėn iniciatore tė shumė sulmeve, por qė vetėm nė minutat e fundit tė lojės ėshtė konkretizuar me golin e Dabullės. Pėr Eldorado Merkoēin, ky takim ėshtė fituar me meritė, edhe pse sulmuesi pretendon se kualifikimi mbetet ende i hapur. "Nė lidhje me ndeshjen e kupės ndaj lushnjarėve, mund tė them se qe njė 90-minutėsh i vėshtirė dhe qė u fitua me meritė prej nesh. Synimi ynė kryesor nė kėtė pėrballje ishte ta zotėronim topin, duke qenė se fusha e Peqinit ishte e mirė, dhe tė shėnonim tė paktėn njė gol. Fakti qė nė kėtė takim tė parė konsideroheshim udhėtues, e bėnte tė domosdoshme rrugėn e rrjetės, sepse nė njėfarė mėnyre e ndiejmė veten mė tė qetė pėr ndeshjen e kthimit kėtu nė kryeqytet. Dua tė shtoj, gjithashtu, se kualifikimi pėr nė turin e katėrt mbetet i hapur, pasi, nė pėrgjithėsi, takimet e kupės dhurojnė surpriza. Ne duhet tė ruhemi prej tyre dhe tė luajmė me tė njėjtin pėrqendrim deri nė finale,"- shton mė tej ish-sulmuesi i Vllaznisė dhe i Partizanit. Prej tri ditėsh, skuadra e Tiranės u ėshtė rikthyer stėrvitjeve tė saj tė zakonshme nė fushėn "Skėnder Halili", ku janė duke pėrvijuar pėrgatitjet anti-Besa. Synimi i tė gjithė stafit drejtues dhe lojtarėve pėr kėtė ballafaqim pėr javėn e 12-tė ėshtė i qartė, ku fitorja ėshtė alternativa e vetme. Edhe pse kampionėt janė tė vetėdijshėm pėr rezistencėn qė do tė hasin nė stadiumin e rikonstruktuar tė Kavajės, po bėjnė tė gjitha pėrpjekjet pėr tė neutralizuar pikat mė tė forta tė tyre. Nė kampin bardheblu nuk pretendohet mė qė Tirana tė fitojė me rezultat tenistik 7-1, si nė fazėn e parė, madje kėtė ide e konfirmon vetė Merkoēi, kur thotė: "As diskutohet qė ndaj Besės kėtė tė mėrkurė do tė jetė njė takim emocionues, pėr vetė traditėn dhe lojėrat e bukura qė janė zhvilluar nė kėtė stadium. Ne, prej disa ditėsh, jemi duke u stėrvitur fort, qė nė Kavajė tė bėjmė njė paraqitje mbresėlėnėse dhe nė fund tė marrim rezultatin pozitiv. Nuk pretendojmė tė fitojmė 7-1, siē bėmė fazėn e parė, pasi kjo do tė thoshte se nuk qėndrojmė me kėmbė nė tokė. Besa ka koleksionuar disa rezultate pozitive nė kėtė kampionat dhe vjen pas njė fitoreje nė trasfertė me Elbasanin, kėshtu qė, detyrimisht, do tė jetė shumė e motivuar,"- vazhdon komentin e tij Eldoja. Nė fund, i pyetur nėse do tė arrijė Tirana kėtė tė mėrkurė qė ta rimarrė kryesimin, Merkoēi ėshtė pėrgjigjur: "Pse jo? Nėse ne fitojmė me Besėn dhe tė njėjtėn gjė bėn Partizani me Teutėn, atėherė kreu i klasifikimit do tė jetė plotėsisht yni."
Aurel CELIBASHI

Bardheblutė, sot fillojnė nga e para
Skuadra e Tiranės, dje, ndryshe nga java e kaluar, vendosi qė tė bėnte pushim. Trajneri Mirel Josa, pas 3 fitoreve radhazi tė arritura, u komunikoi tė tijve qė dje tė pushonin dhe sot tė fillojnė sėrish nga e para, nė pragpėrgatitjet pėr javėn e 12-tė tė kampionatit. Sot, nė orėn 14:00, kampionėt do tė zbresin nė fushėn "Skėnder Halili", ku sipas planit stėrvitor pritet tė zhvillohet njė seancė 90-minutėshe e karakterit taktik. Nė stėrvitjen e sotme pritet tė rikthehet nė skuadėr edhe mesfushori Devi Muka, i cili luajti 30 minuta nė miqėsoren e kombėtares me Estoninė.

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po