Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
S.Patushi per ndeshjen me Besen

Mesfushori me tipare shkatėrruese do tė jetė i skualifikuar pėr ndeshjen e sė mėrkurės ndaj kavajasve
Patushi: Sa do tė doja tė luaja kundėr Besės!
Kartoni i verdhė i marrė ndaj Lushnjės nė Peqin pėr Kupėn e Shqipėrisė ka qenė i treti i koleksionuar nė kėtė sezon pėr mesfushorin bardheblu Saimir Patushi. Si rrjedhojė matjani ėshtė automatikisht i skualifikuar pėr takimin e javės sė 12-tė ndaj Besės, ndeshje e cila do tė luhet ditėn e mėrkurė. Fakti qė ky ballafaqim pritet me njė interes tė madh nga tifozeria kavajase, kjo si rezultat i inaugurimit tė stadiumit tė ri, i mohon tė drejtėn 26-vjeēarit qė tė jetė i pranishėm nė fushėn e lojės. Patushi ndien keqardhje qė nuk do tė jetė sė bashku me shokėt nė kėtė sfidė delikate, megjithatė ka besim se Tirana do tė fitojė edhe pa tė. Nė njė koment pėr "Sportin shqiptar", numri 21 i kampionėve deklaron: "Sa do doja qė tė luaja ndaj Besės pėr vetė faktin se do tė jemi pėrballė njė publiku tė zjarrtė si ai kavajas! Por ja qė kartoni i tretė i marrė ndaj Lushnjės disa ditė mė parė, ma privon tė drejtėn pėr tė qenė nė fushė me shokėt e skuadrės. Gjithsesi, kėtė ndeshje do tė shkoj dhe ta ndjek nga shkallėt e stadiumit, pasi me sa jemi tė informuar, kjo pėrballje derbi nėse mund ta quaj, do tė jetė mė shumė se njė ndeshje futbolli pėr spektaklin qė pritet tė organizohet,"- thotė mesfushori me tipare shkatėrruese. Ky ėshtė edicioni i dytė qė Saimir Patushi jep kontributin e tij nė radhėt e bardhebluve. Ai ėshtė njė ndėr pikat mė tė forta nė ekip pėr vetė detyrat specifike qė i ngarkohen nga trajnerėt, tė cilat i realizon me njė dėshirė ta madhe. Madje karakteri i tij me grintė dhe shpėrndarja e topave nė tė gjithė sektorėt e fushės e bėjnė matjanin njė nga mesfushorėt mė tė mirė tė kampionatit shqiptar. Mė parė Saimiri ka provuar tė luajė nė radhėt e Burrelit, Partizanit dhe Vllaznisė, pa harruar edhe disa eksperienca tė shkurtra jashtė vendit. Pėr sa i takon takimit tė parė tė kupės ndaj "lagunarėve", mesfushori bardheblu ka shprehur kėnaqėsinė pėr atė fitore tė merituar dhe bėn tė ditur se kualifikimi ėshtė ende i hapur. "Kemi patur kėnaqėsinė tė luanim nė tė atė fushė tė shkėlqyer tė Peqinit ndaj Lushnjės. U munduam tė luanim nė bllok dhe ta godisnim kundėrshtarin me sulme tė shpejta, por edhe pėr meritė tė tyre golin e gjetėm vetėm njė herė. Nė pėrgjithėsi u zhvillua njė takim emocionues, pasi po tė shikosh ecurinė e myzeqarėve, ajo ka ardhur nė rritje. Megjithatė, nė tri ndeshje qė jemi pėrballur me ta deri tani, kemi fituar dhe kjo na mbush me shpresė se kualifikimi do tė jetė nė favorin tonė,"- vazhdon deklarimin e tij mesfushori bardheblu. Duke iu rikthyer sėrish ballafaqimit tė sė mėrkurės ndaj verdhezinjve, Patushi shprehet se Tirana i ka tė gjitha mundėsitė qė tė ruajė serinė e tri fitoreve tė arritura deri tani kur nė krye ėshtė trajneri Mirel Josa. "Mendoj se i kemi tė gjitha mundėsitė pėr ta fituar edhe kėtė transfertė tė vėshtirė ndaj kavajasve. Duhet tė ruajmė medoemos gjithashtu serinė e fitoreve qė kemi koleksionuar sė fundi me trajnerin Josa, pasi ėshtė shumė e rėndėsishme pėr ne qė nė fund tė arrijmė objektivat. Besa vjen pas njė fitoreje nė Elbasan dhe morali i saj pėrpara tifozėve do tė jetė i lartė, por kjo nuk pėrbėn ndrojtje pėr ne, madje mund tė them se na karikon mė shumė pėr tė fituar,"- pėrfundon idenė e tij mesfushori i qendrės sė kampionėve, Saimir Patushi.
Aurel CELIBASHI

Kampionėt ndryshojnė orarin e stėrvitjes pėr kombėtaren
Skuadra e Tiranės dje ka ndryshuar orarin e stėrvijtes pėr shkak tė ndeshjes miqėsore tė kombėtares kuqezi me atė estoneze. Kėshtu, dje ajo nė orėn 11:00 tė paradites, nė fushėn "Skėnder Halili", ka punuar pėr 90 minuta nėn drejtimin e trajnerėve Josa-Zengla-Tafaj. Stėrvitja ka qenė e karakterit taktik dhe nuk ka pasur probleme. Madje dje nė stėrvitje janė rikthyer edhe nga disa prej lojtarėve qė nuk ishin tė pranishėm ditėn e martė. Mungesa e vetme ishte ajo e Mukės, i cili ėshtė i grumbulluar me kombėtaren.

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po