Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Shqiperi-Estoni 2-0

Mbrėmė, nė "Qemal Stafa", kombėtarja ka mundur 2-0 Estoninė nė njė ndeshje miqėsore
Estonia, fitorja plot probleme

Kombėtarja shqiptare ka fituar mbrėmė njė miqėsore me Estoninė qė pėr nga niveli dhe cilėsia e lojės ka qenė shumė larg asaj tė Portugalisė. Megjithatė, duhet tė ngushėllohemi se kemi fituar me dy gola, tė Aliajt, qė po kthehet nė goleador, dhe Bu****, qė fatmirėsisht ka shlyer atė penallti tė humbur. Ē'ėshtė e vėrteta, kėtė herė na e ka lehtėsuar punėn paksa edhe kundėrshtari, qė na ka falur nė disa raste, teksa ka bėrė gjithēka mirė nė kundėrsulmet e tij, por ka finalizuar shumė dobėt. Nė njė rast tė tillė shpėtimtar i portės sonė ėshtė bėrė veterani Strakosha, duke mos lejuar qė ndeshja tė fillonte me epėrsi tė miqve, qė nė ēerek orėn e parė tė ndeshjes. Po si nisi kjo miqėsore? Nė fakt, surprizat kanė qenė tė pranishme qė nė formacionin e parė tė hedhur nė fushėn e lojės nga trajneri kuqezi Brigel. Nė vijėn e sulmit nuk ka munguar i zakonshmi dhe i padiskutueshmi Tare, duke pasur nė krah tė tij debutuesin Mancaku. Pra, duket se Brigeli ka besuar mė shumė se ē'duhet te fantazisti i Teutės, i cili, megjithėse ėshtė munduar ta justifikojė aktivizimin qė nga fillimi, nuk e ka pasur shkėlqimin e Rrakllit apo Bu****, qė kanė hyrė nė pjesėn e dytė. Edhe nė mesfushė ka pasur tė reja. Nė vend tė Skelės rolin e organizatorit e ka marrė pėrsipėr Shkėmbi, i ndihmuar edhe nga kosovari Lorik Cana. Mbrojtja ka qenė e pėrhershmja, me Ēipin nė qendėr dhe Beqirin e Aliajn nė krahė. Ky ka qenė formacioni qė ka propozuar mbrėmė Brigeli nė "Qemal Stafa", zgjidhje e cila nuk i ka rezultuar e efektshme. Duke nisur qė nga mbrojtja e duke pėrfunduar te sulmi, gjėrat nė pjesėn e parė nuk kanė shkuar ashtu si duhej. Kjo duket qartė edhe nė ndryshimin e modulit tė lojės dhe tė rreshtimit tė futbollistėve kuqezinj nė fushė nga trajneri Brigel, kur nuk kishin kaluar as 10 minutat e para tė ndeshjes. Gjermani kuqezi, duke parė disa pasiguri tė mbrojtjes, sidomos nė qendėr, ka kthyer Hasin nė prapavijė, ndėrkohė qė Duron e ka lėvizur disa herė nė mesfushė. Shkėmbi mundohet tė marrė pėrsipėr organizaimin e lojės sė tanėve, por nuk e ka atė qetėsinė e duhur. Tare mundohet tė koordinohet me Mancakun, por ky i fundit ėshtė shumė larg kuptimit tė idesė sė tij. Pėr pasojė, porta mike mbetet e paarritshme pėr tanėt. Sidoqoftė, nė njė nga sulmet e kombėtares kuqezi, vlonjati Aliaj, i gjendur nė njė lėmsh para portės estoneze, gjuan fuqishėm dhe i kalon tė tijtė nė avantazh. Me kėtė rezultat pėrfundon pjesa e parė. Nė pjesėn e dytė, duke parė se loja e skuadrės sonė nuk e ka atė mekanizmin e duhur nė mesfushė, trajneri Brigel hesh njėherėsh nė fushė Skelėn nė vend tė Shkėmbit, Rrakllin nė vend tė Tares sė dėmtuar dhe Bushin nė vend tė Mancakut. Po kėshtu, Strakosha ia lė vendin Billės. Sikurse pritej, ndryshimet i dhanė njė tjetėr impuls lojės sonė, rritėn forcėn sulmuese tė kuqezinjve dhe sollėn golin e dytė. Megjithatė, kemi ēaluar shumė nė konkludim, kur kemi pasur mjaft raste pėr ta thelluar mė shumė rezultatin. Nėse nuk ėshtė shėnuar mė tepėr, kjo erdhi si pasojė e lojės individuale tė disa futbollistėve, tė cilėt merrnin mbi supe mė tepėr se kishin mundėsi. Personalizimi i lojės nė ndeshjen e mbrėmshme ka qenė njė defekt jo i vogėl i kombėtares sonė. Edhe mbrojtja, sidomos nė pjesėn e parė, ka shfaqur momente pasigurie, ndėrsa mesfusha nuk e ka pasur lėvizshmėrinė e zakonshme dhe frymėn krijuese. Pėrveē kėsaj, zgjidhjet e Brigelit duket se nuk e kanė pasur atė kohezionin e pritshėm. Kemi parė tė aktivizohet nė portė Billa, i cili vuan njė dėnim 1-mujor nga skuadra e tij greke, ku aktivizohet, ndėrsa Lika, prej kohėsh portier i dytė i kuqezinjve, nuk ka figuruar fare nė protokollin e ndeshjes. Kėtė fat e ka pėsuar edhe Ndreka, i cili mė kot e ka bėrė nxehjen, sepse nuk i ėshtė dhėnė mundėsia tė aktivizohet qoftė edhe njė minutė. Pra, Brigeli nuk e ka tepruar mė zėvendėsime, ndėrkohė qė kolegu i tij estonez pothuasje e ka rifreskuar tė gjithėn skuadrėn e tij. Pėrfundimisht, duke iu referuar dhjetra rasteve tė shpėrdoruara nga veprimet individuale, deri acaruese, tė futbollistėve tė veēantė kuqezinj, mund tė thuhet se profesionizmi nė kombėtaren tonė nuk ėshtė nė shkallėn e duhur. Nėse bėjnė pėrjashtim nė kėtė vlerėsim ndonjė prej tyre, kėta janė dy kosovarėt Hasi dhe Cana, shto kėtu edhe Igli Taren. Pra, kombtarja jonė, edhe pse e ka fituar miqėsoren me Estoninė, nuk ka bindur me lojė, edhe pse pėrballė kishte njė kundėrshtar tė njė niveli mė pak se mesatar.
Alfred LLESHI



Tiranė, 15 nėntor 2003, nė stadiumin "Qemal Stafa"
Shqipėri - Estoni 2-0
Shqipėria
1. Strakosha (12. Billa 46')
2. Beqiri
3. Ēipi
11. Aliaj (4. Pisha 83')
14. Haxhi
5. Cana
6. Hasi
18. K. Duro (7. Muka 67')
9. Shkėmbi (13. Skela 46'
17. Tare (8. Bushi 46')
16. Mancaku (10. Rraklli 46')
Tr: Hans Peter Brigel

Estonia
1. Pom
2. Jager
3. Stepanov
4. Piroja
5. Saviauk
6. Reim
7. Vikmae
8. Kristal
9. Zelinski (

Location/Vendndodhja: USA

A ju pelqen kjo faqe? Po