Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
E RENDESISHME!Nje hap drejt njohjes se 3 kampionateve te tjera te Para Luftes 1939,1940,1942!

DREJT NJOHJES SĖ TRE KAMPIONATEVE KOMBĖTARE TĖ LUFTĖS: 1939, 1940 DHE 1942 (1942: KAMPIONAT MBARĖKOMBĖTAR ME PJESĖMARRJEN E PRIZRENIT, PEJĖS E PRISHTINĖS)

Reagimi i pare mberrin nga ltalia

Dr. Giovanni Armillotta: “Janė tė vlefshėm nga pikėpamja shkencore dhe analogjike, por dhe nga ana e tė drejtės ndėrkombėtare”

Gjithēka ėshtė identike me rastin e Kampionateve tė Francės gjatė pushtimit nazist, tė njohur nga Federata Franceze e Futbollit

Z. Drejtor tė “Futbollit Shqiptar”, DR. BESNIK DIZDARI-t

I dashuri Drejtor,
Dje kam tėrhequr nga Kutia Postare “Futbollin Shqiptar” dhe dua tė afirmoj se mendimet e shprehura nė artikullin tuaj ‘ZBULOHEN EDHE 3 KAMPIONATE KOMBĖTARE TE SHQIPĖRISĖ’ janė tė vlefeshme dhe shumė tė drejta. Jo vetėm nga pikėpamja shkencore dhe analogjike, por edhe nga ana e sė drejtės ndėrkombėtare, tė demostrimit tė njohurive tuaja tė mėdha nė ēdo fushė tė dijes, qė shpesh pėr modesti nuk e bėni veten para ne, lexuesve tuaj.
Analogjia bazė, ajo e precedentit sportiv, mbi tė cilin mund tė bazoheni pėrballė atyre qė teknikisht mund t’iu kundershtojnė tezėn tuaj shkencore, ėshtė rasti i kampionateve franceze: Federata Franceze e Futbollit (FFF) edhe pas ēlirimit nga nazistėt, gjithmonė i njohu kampionatet e mėposhtėm zhvilluar gjatė okupacionit:
1940 FC Rouen (1)
1940 Olympique GC Nice (2)
1940 Girondins Bordeaux (3)
1941 Red Star Paris (1)
1941 Olympique Marseille (4)
1942 Stade Reims (1)
1942 FC Sčte (4)
1943 Racing Club Lens (1)
1943 Toulouse FC (4)
1944 Équ. Féd. de Lens-Artois (5)
1945 FC Rouen (6)
1945 Olympique Lyonnais (7)
(1): Zona e Veriut (I papėrfunduar)
(2): Zona Jug-Lindje
(3): Zona Jug-Perėndim
(4): Zona e Jugut
(5): Kampionati federal
(6): Grupi Verior
(7): Grupi Jugor
Dhe tashma kjo mjafton.
Por ndokush do tė vėrente se Shqipėria nė periudhėn 7 prill 1939-29 nėntor 1944, nuk ishte e pavarur. Kjo ėshtė e vėrtete, por UEFA njeh federata tė vėndeve te pavarur, tė tipit tė Uellsit, Irlandės sė Veriut dhe tė Skocisė britanike, apo dhe tė danezėve tė Ishujve Faroe si dhe tė Konfederatave tė tjera qė veprojnė nė kėte mėnyrė.
Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC) njeh Guamin e Shteteve tė Bashkuara, kinezėt e Hong Kongut dhe tė Makao, si dhe tė Autoritetit Palestinez (formalisht ende jo e pavarur).
Konfederata e Amerikės Veriore, Qendrore dhe e Shoqatės sė Futbollit tė Karaibeve (CONCACAF) njeh britanikėt e Anguilla, Bermudeve, Ishujt Cayman, Montserrat, Ishujt Virgjine dhe Ishujt Turks dhe Caicos, holandezėt e Aruba-s, shtetebashkuarit e Porto Rikos dhe Ishujt Vegjine Amerikane.
Konfederata e Futbollit tė Oqeanisė (OFC) njeh Ishujt e Samoa-s Amerikane dhe Ishujt Mariane Jugore, Ishujt neozelandeze *** dhe francezėt e Kaledonisė sė Re dhe tė Tahitit.
Jo vetėm kaq! Tė gjithė e dijnė se fashistėt pushtuan Shqipėrinė dhe se Populli Shqiptar nuk i ka ngatėrruar kurr italianėt me regjimin musolinian qė ka keqtrajtuar pavarėsinė e Shqipėrisė se dashur. Megjithate, siē e dini, e drejta ndėrkombėtare pėr tė stabilizuar kriteret e veta, bazohet nė formėn dhe jo nė substancen, pėr ēka duhet tė pranojmė thjesht institucionin e Bashkimit Personal midis Italisė dhe Shqipėrisė (1939-43), ēka e bėn mė tė pavarur Shqipėrinė se sa kolonitė e lartpėrmendura tė njohura nga Konfederatat e Futbollit dhe nga FIFA.
Nė tė vėrtetė, siē konfirmon Prof. Sadik ėshtė fjala pėr njė trajtim tė “Bashkimit Personal tė njėjtė me ate tė Britanisė sė Madhe dhe Hannover-it para vitit 1837, ose ai midis Holandės dhe Luksemburgut para vitit 1890” (H. Sadik, nė An Albanian letter, New York, 1941). Prof. Lucatello afirmon se “midis formacioneve qė paraqesin raste analoge me kėto tė Bashkimit italo-shqiptar, mund tė pėrmendim Perandorinė Ruse qė pėrfshiu Finlandėn nga 1809 deri mė 1899 dhe Perandorinė Britanike prej ndėrtimit tė Sundimit sė parė deri nė zbatimin e rezolutės sė Konferencės perandorake mbajtur mė 1926” (Lucatello, La Natura giuridica dell’Unione italo-albanese", Padova, 1943). Prof. Cansacchi, nga ana tjetėr, duke pėrqafuar tezėn e Bashkimit Real dhe jo personal, citon si “shembuj nga realiteti ndėrkombėtar” Austro-Hungarinė dhe pėrvojėn e bashkimit tė Suedisė me Norvegjinė (Cansacchi, ‘L’Unione fra Albania e Italia’ nė “Rivista di diritto internazionale”, 1940, f. 113). Po ashtu Prof. Sibilia, duke pėrmbledhur analogjitė e lartpėrmendura me Komunitetin Britanik dhe me Austro-Hungarinė si tė ishin ndryshe nga Bashkimi midis Danimarkės dhe Islandės (Sibilia, ‘L’unione italo-albanese’, nė “Annali di diritto internazionale”, 1939, f. 76). Shembuj tė tjerė jane sjelle nga Prof. Federico Eichberg, nė Il fascio littorio e l’aquila di Skanderbeg. Italia e Albania 1939-1945, APES, Roma, 1947, capitolo II: L’occupazione dell’Albania: aspetti militari, diplomatici, amministrativi, ff. 39-68.
(vijon ne replike me poshte...)

Location/Vendndodhja: Italy

A ju pelqen kjo faqe? Yes

Re: E RENDESISHME!Nje hap drejt njohjes se 3 kampionateve te tjera te Para Luftes 1939,1940,1942!

(...vijon nga mesazhi me siper)

Si pėrfundim, pasurimi me tre kampionate i Librit tė Artė tė futbollit shqiptar, i ka rrėnjėt nė vlerat dhe nė kėrkimin e vetė te vėrtetės historike! Nga ana tjetėr, duke pėrfituar nga rasti, ju ftoj tė bėheni promotor i futjes sė Kosovės nė UEFA.

Me nderim dhe respekt
Dr. Giovanni Armillotta

Location/Vendndodhja: Italy

A ju pelqen kjo faqe? Yes