Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Josa,optimist per vazhdimesine e ekipit

Tekniku i kampionėve rrėfen dy javėt nė krye tė skuadrės dhe beson tek aftėsitė e secilit prej futbollistėve
Josa: Tirana, sa mbrojtėse aq dhe sulmuese
Nuk ka mė mirė se kur nė tri ndeshje si trajner i njė skuadre tė arrish tri fitore. Madje mė mirė se kaq nuk bėhej. Dy javė nė drejtimin e Tiranės dhe njėshi i stolit bardheblu, Mirel Josa ka koleksionuar dy fitore nė kampionat dhe njė nė kupė. Edhe pse me rezultate minimale, kampionėt kanė gjetur rrugėn e fitoreve, e cila u mungoi pėr mė shumė se njė muaj, kur skuadrėn e drejtonte Sulejman Mema. Fitorja e fundit e bardhebluve ėshtė ajo e sė mėrkurės, nė takimin e parė tė kupės ndaj Lushnjės, qė pėr Josėn nuk do tė thotė se ēdo gjė ka pėrfunduar. Nė njė intervistė pėr "Sportin shqiptar", tekniku 40-vjeēar flet pėr dy javėt si trajner i 20 herė kampionėve.
- Pas dy javėsh nė krye tė skuadrės, cili do tė ishte komenti juaj mbi ēfarė keni arritur deri tani?
- Besoj se tri fitoret e arritura janė pasqyra mė e mirė pėr tė treguar se jam i kėnaqur me skuadrėn. Ndonėse nė tė trija ndeshjet kemi fituar me rezultate minimale, mund tė them qė futbollistėt kanė arritur t'i kuptojnė idetė e mia dhe ta pėrmirėsojnė dita-ditės lojėn e tyre.
- Ndryshe nga Tirana e fazės sė parė, kjo e sė dytės nuk ėshtė rezultative pėrpara portės. Mos vallė diēka nuk shkon si duhet nė sulm?
- Nuk besoj se sulmi ėshtė reparti qė mund tė ketė probleme. Nė dispozicion kam katėr sulmues shumė tė zotė pėrpara portės dhe e rėndėsishme pėr ne ėshtė fitorja, pavarėsisht se kush shėnon apo sesa shėnon. Unė jam i parimit qė Tirana duhet tė jetė njė skuadėr sa mbrojtėse aq dhe sulmuese, ēka do tė thotė se tė gjithė duhet tė lėvizin si njė mekanizėm. Sigurisht, kėtė nuk pretendoj ta arrij qė nė ditėt e para tė punės sime, por me kalimin e kohės.
- A ka probleme Tirana nė aspektin fizik?
- Jo. Nė pėrgjithėsi, ekipi gėzon njė formė tė mirė fizike. I vetmi detaj qė duhet tė riparojmė ėshtė tė mendojmė dhe tė luajmė mė shpejt, pasi vetėm nė kėtė mėnyrė mund ta vėmė kundėrshtarin nė vėshtirėsi.
- Cila ka qenė fryma e re qė keni sjellė si trajner brenda skuadrės?
- Sė pari, ka qenė ngritja morale e futbollistėve, tė cilėt vinin pas katėr rezultateve negative, tė sigluara nė kampionat. Sė dyti, jam munduar t'u injektoj lojtarėve bindjen se njė skuadėr profesioniste e ka zanafillėn qė nė dhomat e zhveshjes. Nėse brenda grupit nuk ekziston fryma e mirėkuptimit, kjo do tė ketė pasojat e saj negative nė rezultatet tona.
- Kur keni ardhur nė krye tė ekipit, keni deklaruar qė do tė bėni ndryshime graduale. Tanimė qė keni njė njohje mė tė plotė pėr grupin e futbollistėve, a mund tė thoni se ku do tė konsistojnė kėto ndryshime?
- Ndryshimet qė kam menduar tė realizoj do tė jenė nė aspektin e modulit tė lojės, duke u bazuar njėkohėsisht te lojtarėt qė do tė kem nė dispozicion. Besoj se faza pėrgatitore dhe ndonjė pėrforcim i mundshėm nė merkaton e dimrit, do t'i zbardhė tė gjitha kėto detaje.
- Pas javės sė 11-tė, Tirana e sheh veten nė vendin e dytė, 2 pikė larg Teutės kryesuese. Si e shikoni ecurinė nė vazhdim?
- As diskutohet qė gjėrat sa vijnė e shtrėngohen. Ēdo ndeshje, pėr ne duhet vlerėsuar maksimalisht, pasi nuk ka skuadra tė nivelit tė lart dhe tė ulėt. Titulli kampion ėshtė mė i vėshtirė pėr t'u ruajtur sesa pėr t'u fituar, duke qenė se pėr tė gjithė jemi skuadra qė duhet mundur.
- E ndieni peshėn e rivalitetit me Teutėn, Partizanin, Dinamon dhe Vllazninė?
- Ėshtė normale qė nė njė kampionat si ky i sivjetmi ta ndiesh rivalitetin. Gjithsesi, nuk prokupohem shumė, pasi shoh punėt e mia dhe jo ēfarė bėjnė kundėrshtarėt. Pėr ta do tė mendoj vetėm atė javė qė do tė pėrballem.
- Fitorja 1-0 nė kupė ndaj Lushnjės, e ka mbyllur kėtu kualifikimin e Tiranės pėr nė turin pasardhės?
- Absolutisht jo. Ka mbetur edhe njė 90-minutėsh nė dispozicion dhe ēdo gjė ėshtė e hapur. Nė futboll ėshtė e vėshtirė tė bėsh parashikime, kėshtu qė ne duhet ta vlerėsojmė Lushnjėn nė ndeshjen e kthimit me tė njėjtin pėrqendrim si nė takimin e parė. Fitimi i Kupės sė Shqipėrisė pėr Tiranėn ka tė njėjtat vlera si dhe kampionati, kėshtu qė nuk do tė bėjmė dallime.
Aurel CELIBASHI

Kampionėt, dje, nė fushėn "Skėnder Halili", kanė zhvilluar seancėn e radhės pėr ndeshjen e sė mėrkurės nė kampionat, ndaj Besės. Pėrpara fillimit tė stėrvitjes, trajneri Josa, sė bashku me asistentėt e tij, Zengla e Tafaj, ka zhvilluar njė analizė 30-minutėshe me futbollistėt. Mė pas, pėr 60 minuta, kanė punuar nė aspektin fizik dhe 15 minuta nė atė taktik.
Saimir Patushi do tė jetė mungesa e Tiranės nė pėrballjen me Besėn tė mėrkurėn. Matjani ka marrė kartonin e tretė tė verdhė nė ndeshjen e kupės ndaj Lushnjės, kėshtu qė automatikisht ėshtė i skualifikuar. Vendin e tij nė mesfushė pritet ta marrė Sokol Bulku.
Nė stėrvitjen e djeshme tė bardhebluve ka pasur disa mungesa, tė cilat, sipas stafit tė skuadrės, kanė qenė tė justifikuara. Kėshtu, dje kanė munguar Elvis Sina, Sokol Prenga, Saimir Patushi dhe Alban Tafaj. Pa harruar edhe

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po