Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Flet autori i golit,Dabulla

Stoperi i kampionėve i ka dhėnė fitoren bardhebluve ndaj Lushnjės pėr turin e tretė tė Kupės
Dabulla: Goli, dhuratė pėr Brigelin
Nė futboll, pėrveē gėzimit tė golit, ka edhe dedikime. Qė tė shėnojė njė sulmues, ėshtė normale, por kur rrugėn e rrjetės e gjen njė mbrojtės, kėnaqėsia ėshtė edhe mė e madhe. Ka qenė minuta e 80-tė nė takimin e parė tė turit tė tretė tė Kupės sė Shqipėrisė, ndėrmjet Lushnjės dhe Tiranės, kur stoperi bardheblu Rezart Dabulla do tė shėnonte golin e vetėm tė ndeshjes. Dhe menjėherė kėtė gol, ai ka menduar t'ia dedikojė njė personi tė veēantė. Nuk bėhet fjalė pėr tė afėrm tė familjes apo tifozeri, por pėr trajnerin e kombėtares shqiptare, Hans Peter Brigel. Gjermani, si pėr ēudinė e tė gjithėve, nuk e ka grumbulluar Dabullėn nė skuadėr pėr miqėsoren me Estoninė, duke u justifikuar se ai nuk gėzon formė tė mirė fizike. Nė njė deklarim pėr "Sportin shqiptar", mbrojtėsi bardheblu ka shprehur habinė e tij sesi trajneri Brigel justifikohet nė kėtė mėnyrė, pa e parė sesi ka luajtur nė ndeshjet e fundit. "Mė vjen ēudi sesi trajneri Brigel nuk mė ka grumbulluar nė kombėtare, duke pretenduar se nuk gėzoj formė tė mirė. Nuk e di se nė ē'ndeshje tė fundit mė ka vėzhguar dhe ka arritur nė kėtė konkluzion, duke qenė se pėr njė periudhė kohe tė gjatė ai ka qenė nė vendlindje. Pėr tė qenė i sinqertė, mund tė them se aktualisht gėzoj njė formė relativisht tė mirė, e cila mė lejon tė jem tė paktėn pjesė e ekipit kombėtar. Sidoqoftė, nėse Brigeli ka menduar kėshtu, mua si futbollist profesionist mė duhet t'i pranoj vendimet e tij, duke qenė se bėhet fjalė pėr pėrfaqėsuesen e vendit tim, ku askush nuk e ka vendin tė sigurt,"- thotė Rezarti. I pyetur nėse golin e shėnuar ndaj Lushnjės pėr kupė ia dedikon gjermanit, Dabulla u shpreh: "Pse jo? Unė, duke qenė se shėnoj rrallė dhe nuk kam bėrė ndonjėherė dedikime, kėtė gol po ia bėj dhuratė Brigelit dhe i uroj me kėtė rast skuadrės fitore me Estoninė."
Pėr sa i takon ndeshjes sė luajtur nė fushėn asnjanėse tė Peqinit ndaj ish-skuadrės sė tij, Lushnjės, Dabulla deklaron se ishte njė takim i vėshtirė nė pėrgjithėsi pėr t'u fituar. "Ndeshjen e parė pėr turin e tretė tė kupės ndaj Lushnjės e kishim parashikuar tė vėshtirė pėr ta fituar dhe realisht ashtu ndodhi. Zhvilluam njė volum tė madh loje, por e konkretizuam vetėm me njė gol. Lushnja luajti e ngjeshur nė mbrojtje, duke mos u dhėnė mundėsi sulmuesve tanė ta gjenin rrugėn e rrjetės. Ajo pothuajse aplikoi tė njėjtėn mėnyrė loje, si dy javė mė parė, kur u ndeshėm pėr kampionat. Gjithsesi, ne morėm njė fitore tė merituar dhe, duke parė qė nė kėtė ballafaqim konsideroheshim skuadėr udhėtuese, ky rezultat na jep shpresa se do ta kalojmė edhe kėtė tur,"- komenton Dabi.
Ndryshe nga sezoni i kaluar, kėtė edicion futbollistik, numri 3 i kampioneve e ka gjetur dy herė golin. I pari regjistrohet nė fitoren 7-1 tė Tiranės ndaj Besės, ndėrkohė qė i dyti kėtė mėrkurė ndaj ish-ekipit qė ka luajtur para 6 sezonesh. Lushnja, pėr Rezart Dabullėn, ėshtė skuadra qė e ka "licensuar" nė kategorinė e parė, ku ai debutoi qė nė moshėn 17-vjeēare. Njė vit te "lagunarėt" dhe mė pas do tė vinte kalimi te bardheblutė, me tė cilėt po luan kampionatin e tij tė gjashtė si njė titullar i padiskutueshėm. Ja sesi i shpreh 23-vjeēari emocionet e golit tė shėnuar ndaj patriotėve tė tij. "Nuk qe e lehtė tė shėnoja ndaj ish-skuadrės time tė parė. Megjithatė, unė tashmė paguhem nga njė tjetėr klub dhe mė duhet tė bėj detyrėn, duke dhėnė maksimumin pėr fanellėn bardheblu. Pa harruar qė kam 6 vjet qė jam larguar qė andej dhe tanimė mund tė quhem tiranas i vjetėr,"- pėrfundon deklarimin e tij stoperi luftarak.
Aurel CELIBASHI

Bardheblutė, "harrojnė" pushimet
Edhe pse fituan minimalisht 1-0 ndaj Lushnjės tė mėrkurėn, bardheblutė nuk bėnė pushim dje, duke iu kthyer sėrish stėrvitjes. Ajo ėshtė zhvilluar dje paradite nė stadiumin "Selman Stėrmasi", ku trajneri Josa e ka ndarė skuadrėn nė dy grupe. Futbollistėt qė luajtėn 90 minuta u stėrvitėn mė lehtė se ata qė nuk luajtėn fare, apo u aktivizuan disa minuta. Stėrvitja ishte e karakterit shkrydhės dhe fizik. Nė stėrvitjen e djeshme, mungesa e vetme ishte ajo e mesfushorit Devi Muka, i cili ėshtė i grumbulluar nė Durrės me kombėtaren. Sot, skuadra ka stėrvitje nė orėn 14:15, nė fushėn "Skėnder Halili".

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po