Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Te sigurohet kualifikimi qe ne Peqin me Lushnjen!

Mesfushori shkodran i kampionėve kėrkon fitore ndaj lushnjarėve tė mėrkurėn pėr turin e tretė tė kupės
Lici: Kualifikimin, qė nė ndeshjen e parė
Pėr mesfushorin e krahut tė majtė tė Tiranės, Suad Licin, takimi i parė i Kupės sė Shqipėrisė ndaj Lushnjės duhet fituar me njė rezultat tė favorshėm. Sipas tij, duhet tė bėhen tė gjitha pėrpjekjet qė ēdo gjė tė pėrfundojė qė nė fushėn asnjanėse tė Peqinit, qė mė pas skuadra tė ketė mundėsi tė pėrqendrohet pėr ballafaqimet e kampionatit. Nė njė deklarim pėr "Sportin shqiptar", shkodrani i kampionėve nė fuqi shprehet: "Ndeshja e kupės ndaj lushnjarėve, pėr ne ėshtė shumė e rėndėsishme, pasi kjo veprimtari bėn pjesė nė objektivat tona sezonalė. Duhet medoemos qė ta fitojmė kėtė ballafaqim tė parė ndaj tyre, madje me njė rezultat tė favorshėm, sepse mė pas duhet tė pėrqendrohemi nė sfidat e vėshtira qė na presin nė kampionat,"- thotė ish-mesfushori i Vllaznisė, Teutės dhe Luftėtarit.
Fitorja e dytė radhazi nė kampionat ka risjellė te bardheblutė optimizmin e duhur, se ai moment i vėshtirė katėrjavor tashmė ėshtė hedhur mbrapa krahėve. Ardhja nė krye tė skuadrės e trajnerit Mirel Josa e ka ndryshuar gjendjen psikologjike tė Tiranės, e cila e sheh veten nė vendin e dytė nė kampionat dhe hėpėrhė ka filluar tė mendojė pėr turin e tretė tė kupės. Nė krahasim me rivalėt e tjerė pėr titull, pėr 20 herė kampionėt, shorti i kupės nuk ka qenė favorizues, pasi pėr ta Lushnja ėshtė njė skuadėr relativisht e fortė. Madje njė gjė tė tillė e deklaron edhe vetė Suad Lici, kur thotė: "Shorti i kupės nuk ka qenė shumė favorizues pėr ne, nė aspektin e vėshtirėsisė sė kundėrshtarit qė do tė kemi pėrballė. Pėr Tiranėn, pėrballja me myzeqarėt konsiderohet e fortė, duke parė edhe ngritjen qė ka Lushnja kohėt e fundit nė kampionat. Ata kanė njė moral tė lartė pas fitores me Partizanin, gjithashtu na kanė bėrė njė rezistencė tė madhe para dy javėsh nė "Qemal Stafa". Gjithsesi, unė shpresoj qė pėr ta kupa tė mos ketė rėndėsinė e kampionatit dhe nė fushėn asnjanėse tė Peqinit tė marrim njė fitore tė rėndėsishme pėr mbarėvajtjen e sezonit,"- komenton 28-vjeēari. Pėr sa i takon fitores sė fundit ndaj Flamurtarit dhe ngjitjes nė tabelėn e renditjes, Lici shprehet i kėnaqur: "Jemi tė kėnaqur qė nė dy ndeshjet e fundit kemi marrė pikėt e plota dhe tanimė e shohim veten nė vendin e dytė tė renditjes. Fitorja ndaj vlonjatėve, megjithėse nė pamje tė parė duket sikur e kemi arritur me vėshtirėsi, mund tė them se qe njė formalitet pėr ne. Nė asnjė moment nuk e vumė nė dyshim fitoren. Tani, duke parė hapat false tė Partizanit dhe Teutės, kreu i klasifikimit ėshtė vetėm njė hap larg. Shpresojmė t'i mbajmė kėto ritme edhe nė tė ardhmen, pasi gjėrat sa vijnė e vėshtirėsohen. Nėse duam tė arrijmė suksesin e edicionit tė kaluar, duhet tė tregohemi mė tė ndėrgjegjshėm pėr forcėn qė kemi,"- vazhdon deklarimin e tij numri 19 i bardhebluve. Nė lidhje me rolin e tij nesėr ndaj Lushnjės, Suadi do tė ketė pėr detyrė tė mbulojė linjėn e majtė tė fushės.
Aurel CELIBASHI

- Bardheblutė, dje, nė orėn 14:30, kanė zhvilluar seancėn e radhės, pikėrisht nė fushėn "Skėnder Halili". Trajneri Josa, sė bashku me asistentėt e tij, Zengla-Tafaj, pėr 90 minuta ka zhvilluar me tė tijtė njė pėrgatitje tė karakterit fizik. Vetėm sot mendohet qė ai tė zhvillojė variante taktike me skuadrėn dhe tė profilizojė formacionin anti-Lushnja. Stėrvitja e sotme do tė zhvillohet nė stadiumin "Selman Stėrmasi", nė orėn 11:00.
- Nė prag tė turit tė tretė tė Kupės sė Shqipėrisė, skuadra e Tiranės ka vendosur qė tė grumbullohet sėrish njė ditė para ndeshjes. Duke qenė se pėrballja me lushnjarėt do tė luhet nė fushėn asnjanėse tė Peqinit, kampionėt do ta kalojnė nesėr natėn buzė Adriatikut, pikėrisht te hotel "Tirana" nė qytetin e Durrėsit.
- Nevil Dede, kapiteni i bardhebluve, pas njė dite mungese tė justifikuar, i ėshtė kthyer stėrvitjes me skuadrėn. Nė fushėn "Skėnder Halili", ai ėshtė stėrvitur normalisht me shokėt e ekipit dhe pritet qė ndaj myzeqarėve tė marrė rolin e tij nė qendėr tė mbrojtjes.
- Formacioni anti-Lushnje nuk ėshtė pėrcaktuar akoma, por, gjithsesi, nga ajo qė shihet nė kampin bardheblu, janė gjasat qė tė ketė ndryshime. Pritet qė takimin, nga minuta e parė, ta nisė dyshja e sulmit, Halili-Xhafa, ndėrsa nė mbrojtje do tė rikthehet Pinari. Tė tre kėta lojtarė nuk luajtėn titullarė ndaj Flamurtarit tė premten.

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po