Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Devi Muka flet per skuadren.

Ndryshe mund tė quhet edhe "violina" e parė e Tiranės. Ėshtė ai qė nė ēdo ndeshje pason, shėnon dhe driblon, duke u kthyer nė lojtarin kyē tė kampionėve nė fuqi. Bėhet fjalė pėr Devi Mukėn, organizatorin bardheblu, i cili ka shėnuar golin e fitores ndaj ish-skuadrės sė tij, Flamurtarit. Nuk ėshtė hera e parė qė "Labi" e bėn njė gjė tė tillė ndaj patriotėve tė tij, pasi edhe nė fazėn e parė shėnoi golin e parė nė atė fitore 3-0. Me kėtė tripikėsh tė radhės, Tirana ėshtė ngjitur nė vendin e dytė nė renditje, me 23 pikė, dy mė pak se Teuta kryesuese. Tashmė rimarrja e kryesimit tė kampionatit pėr bardheblutė ėshtė vetėm njė hap larg. I kėtij mendimi ėshtė edhe Muka, i cili, nė njė deklarim pėr "Sportin shqiptar", shprehet: "Me fitoren ndaj Flamurtarit dhe hapat false tė Teutės e Partizanit, hėpėrhė e shohim veten mė pranė rimarrjes sė kreut tė renditjes. Dy fitoret e fundit kanė risjellė nė kampin tonė optimizmin e duhur, i cili rreth njė muaj mė parė na kishte humbur. Ndėrkohė, dy pikėt qė na ndajnė me durrsakėt janė mė se tė rikuperueshme pėr ne,"- thotė vlonjati "fluturues". Nė ndeshjen e zhvilluar tė premten nė "Selman Stėrmasi" ndaj Flamurtarit, kampionėt fituan me lehtėsi, pasi kuqezinjtė kishin nė pėrbėrje djelmosha tė rinj dhė e kishin tė vėshtirė ta pėrballonin furinė vendėse. Nėse bardheblutė do tė ishin treguar mė tė shpejtė dhe mė tė saktė pėrballė portės, rezultati mund tė kishte qenė mė i thellė. Sidoqoftė, pėr momentin, rėndėsi kanė tri pikėt e marra, pasi loja nė tė ardhmen mund tė pėrmirėsohet. Kėshtu shprehet edhe Devi Muka, kur komenton: "Nėse do t'ia bėnim hyzmetin mė mirė ndeshjes, mund tė kishim shėnuar mė shumė. Por, duke parė qė pėrballė kishim njė kundėrshtar jo tė nivelit tonė, pėr vetė situatėn e vėshtirė financiare qė ai po kalon, u mjaftuam vetėm me dy gola qė nė pjesėn e parė. Mė pas, nė vazhdim, ishte njė formalitet pėr ne,"- deklaron numri 10 i kampionėve nė fuqi. I pyetur nė lidhje me mosgėzimin pėr golin e shėnuar ndaj ish-skuadrės sė tij tė vendlindjes, Devi sqaron: "Nuk kam sesi tė gėzoj kur shėnoj ndaj ish-ekipit tim tė vendlindjes, qė mė formoi si futbollist. Por profesionalizmi ėshtė i tillė qė duhet tė japėsh maksimumin pėr atė skuadėr qė tė paguan, ndaj mė duhej tė shėnoja ndaj Flamurtarit. Plus qė ēdo gabim imi nė fushė mund tė keqinterpretohej prej tifozėve tė Tiranės. Kjo ėshtė njė arsye mė tepėr qė tė mobilizohem dyfish pėr tė larguar ēdo lloj iluzioni prej tifozėve,"- citon sinqerisht mesfushori i bardhebluve dhe i kombėtares kuqezi. Pėr sa i takon ecurisė sė kundėrshtarėve, Muka bėn tė ditur se si Partizani ashtu dhe Teuta kanė pėr tė kaluar medoemos njė krizė rezultatesh. "Do t'ia dėgjoni shpejt "kėngėn", nėse mund tė shprehem kėshtu, Partizanit dhe Teutės pėr sa u takon rezultateve negative qė do tė arrijnė. Nuk do tė jetė vetėm Tirana ajo qė do tė pėrjetojė momente tė vėshtira, pasi kėshtu i bie qė skuadrat e tjera tė marrin arratinė nė renditje, por kėshtu kampionati nuk do tė kishte kuptim. Ndėrkohė, me rezultatet e dy javėve tė fundit, ēdo gjė ėshtė bėrė mė e bukur pėr sa i takon luftės pėr titull, ku nė valle tashmė ėshtė futur edhe Vllaznia,"- thotė Devi Muka. Nė fund tė deklarimit tė tij, Muka komenton edhe takimin e parė tė kupės ndaj Lushnjės, qė do tė luhet kėtė tė mėrkurė. Sipas Devit, ndeshja do tė jetė e vėshtirė, duke qenė se myzeqarėt po kalojnė njė moment tė mirė nė kampionat. "Them se pėrballė do tė kemi njė Lushnjė tė karikuar pas fitores ndaj Partizanit dhe ballafaqimi do tė jetė i vėshtirė. Gjithsesi, nėse riparojmė ato gabime qė trajneri na ka vėnė nė pah gjatė kėtyre dy ditėve stėrvitje, mund ta sigurojmė kualifikimin qė nė takimin e parė,"- i jep fund idesė sė tij fantazisti i Tiranės.

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po