Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Mos prisni festival golash sot ndaj Flamurtarit!

Stoperi do tė ishte i kėnaqur edhe me njė fitore minimale sot nė "Selman Stėrmasi" me Flamurtarin
Pinari: Mos prisni "show" ndaj vlonjatėve
I ardhur nė radhėt e kampionėve nė muajt e verės, ish-mbrojtėsi dinamovit Luan Pinari, ashtu si pjesa tjetėr e skuadrės, ėshtė i qartė nė idenė e tij pėr takimin e radhės ndaj Flamurtarit. Nė njė deklarim pėr "Sportin shqiptar", 26-vjeēari bėn tė ditur se sot, ndaj Flamurtarit, do tė luhet me qėllimin e vetėm, marrjen e tri pikėve. Sipas tij, nuk duhet tė pretendohet qė dhurohet spektakėl nė fushė, duke qenė se vlonjatėt do tė luajnė pa pjesėn mė tė madhe tė lojtarėve tė saj kryesorė. "Sot, ndaj vlonjatėve nuk duhet tė pretendojmė qė tė dhurojmė "show", por tė arrijmė tė fitojmė njė ndeshje, qė ka vlerėn e tri pikėve nė vetvete. Jemi tė ndėrgjegjshėm qė Flamurtari mund tė zbresė nė fushė me njė formacion emergjence si rrjedhojė e tė skualifikuarve dhe tė larguarve, por kjo pėr ne nuk pėrbėn shkak pėr tė nėnvleftėsuar,"- thotė Pinari. Madje, njė pikė shumė e diskutuar nga ana e trajnerit Mirel Josa gjatė gjithė javės nė stėrvitje, ka qenė respektimi nė maksimum i kundėrshtarit. Ai ua ka bėrė tė qartė lojtarėve se duhet tė japin maksimumin e mundėsive tė tyre nė njė sfidė delikate, siē mund tė jetė kjo e sotmja, qė do tė luhet nė stadiumin "Selman Stėrmasi". Ndaj Flamurtarit, stoperi bardheblu Luan Pinari do tė marrė rolin e stoperit tė majtė, pasi nė qendėr tė mbrojtjes do tė luajė kapiteni Nevil Dede. Sė bashku me Rezart Dabullėn, dy tė fundit do tė pėrbėjnė treshen e mbrojtjes, qė do tė vendoset pėrballė Hidit. Ish-dinamoviti, nė vazhdim tė deklarimit tė tij, komenton se do tė ishte i kėnaqur edhe me njė fitore minimale ndaj kuqezinjve vlonjatė. "Tė gjithė sa jemi, duhet tė pėrpiqemi tė japim maksimumin e mundėsive tona pėr kėtė takim tė radhės, pasi kjo ka qenė dhe ideja e trajnerit gjatė gjithė stėrvitjeve tė fundit. Duhet tė shfaqim tė njėjtin karakter qė treguam ndaj Lushnjės njė javė mė parė dhe mė pas jam i bindur se fitorja do tė vijė. Qoftė dhe minimale, duke parė dhe situatėn nė tė cilėn ndodhet rivaliteti nė kampionat, ku tri pikė vlejnė mė shumė se loja e bukur,"- mundohet tė sqarojė shtatlarti i kampionėve nė fuqi. Pėr sa i takon rolit tė tij nė fushė, me rikthimin e Dedes nė skuadėr dhe ardhjen e trajnerit tė ri, Josa, Luani ka kaluar nga qendėrmbrojtės nė stoper. Ai ndihet mirė nė tė dy rolet, megjithatė shprehet se si stoper jep mė shumė. "Qė kur kam ardhur te Tirana, kam luajtur qendėrmbrojtės dhe stoper njėkohėsisht. Tė dy kėto role nuk janė tė vėshtira pėr mua qė t'i mbuloj, megjithėse nė kėtė tė fundit jap maksimumin tim,"- citon Pinari. Nė fund tė deklarimit tė tij, mbrojtėsi bardheblu bėn komentin e tij nė lidhje me shortin e Kupės sė Shqipėrisė, ku Tirana do tė luajė dy takime ndaj Lushnjės. "Pėr momentin, mendojmė qė tė kalojmė me sukses ndeshjen e sotme me Flamurtarin, pasi Lushnja ka kohė pėr t'u menduar. Gjithsesi, dua tė them se shorti i kupės nuk ka qenė favorizues pėr ne, duke parė se kundėrshtarėt tanė do tė luajnė me skuadra tė A2-**** ose B1-****. Por kjo nuk do tė thotė qė pėr ne Lushnja do tė jetė e pakalueshme, pasi do tė mundohemi ta kėrkojmė kualifikimin qė nė ndeshjen e parė, nė fushė asnjanėse. Mė pas, pėr tė tjerat do tė flasė fusha,"- pėrfundon deklarimin e tij mbrojtėsi luftarak Luan Pinari.
Aurel CELBASHI

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po