Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Luan Zengla ne vend te Tushes ne stafin e Mirel Joses

Nė stėrvitjen e djeshme, trajneri i Tiranės, Mirel Josa, ka paraqitur pjesėn tjetėr tė stafit tė tij drejtues. Ishte parashikuar qė zėvendėsi i tij tė ishte Artur Lekbello, por faktikisht nuk ka ndodhur kėshtu. Ish-mbrojtėsi i kombėtares dhe i bardhebluve ka qenė kėtė fillimjavė nė kryeqytet dhe, pasi ka biseduar me Josėn, ka refuzuar tė jetė pjesė pėrbėrėse e skuadrės. Kjo pėr arsye se Lekbello, prej disa vjetėsh, jeton dhe punon me familjen nė Selanik dhe e ka shumė tė vėshtirė tė shpėrngulet nė Tiranė. Megjithatė, ai e ka falėnderuar mikun e tij pėr ftesėn qė i bėri pėr ta pasur krahun e djathtė te kampionėt. I ndodhur nė kėto kushte, njėshi i stolit bardheblu e ka zėvendėsuar atė me njė tjetėr ish-bardheblu. Bėhet fjalė pėr ish-mesfushorin e Tiranės nė vitet '70-'80, Luan Zengla, i cili ka qenė mė parė zėvendėstrajner nė kohėn kur ekipin e drejtonte trajneri Enver Shehu. Ndėrkohė, trajneri i portierėve do tė jetė Gud Tafaj. Pasditen e djeshme, nė fushėn "Skėnder Halili", treshja Josa-Zengla-Tafaj ka drejtuar kampionėt pėr 90 minuta nė stėrvitjen e saj tė radhės. I pyetur pėr "Sportin shqiptar" sesi e priti ftesėn pėr t'u rikthyer te Tirana, pėrgatitėsi i portierėve, Gud Tafaj, ėshtė shprehur: "Pėr mua ėshtė nder i madh qė tė jem pjesė e stafit drejtues pėr herė tė parė, pėr tė drejtuar skuadrėn me tė cilėn kam kaluar vitet mė tė bukura tė karrierės. Jam ndarė prej Tiranės qė nga viti 1978, kur lashė futbollin, ndėrsa tani pėr mua ky ėshtė si njė rikthim nė familje. Shpresoj qė sė bashku me Josėn dhe Zenglėn tė kemi kėmbėn e mbarė nė skuadėr, pėr ta ēuar atė drejt trofeve kombėtare,"- thotė Tafaj. Pėrpara se tė vinte te Tirana, Gud Tafaj ka punuar si asistent i trajnerit tė Besės, Faruk Sejdinit. Madje ai deklaron qė sot do tė shkojė nė Kavajė dhe do tė mbyllė tė gjitha ato detyrime ndaj verdhezinjve, pėr t'iu kthyer punės normalisht me bardheblutė. Ndėrsa Luan Zengla nuk ka preferuar tė flasė pėr shtypin, duke pretenduar se nuk ėshtė i autorizuar. Pėr sa i takon stėrvitjes, ajo dje ka qenė e karakterit taktik, ku trajneri ka punuar me futbollistėt nė planin e harmonizimit tė formacionit. Pėr kėtė javė, ndaj Flamurtarit, nuk do tė ketė asnjė tė dėmtuar dhe tė skualifikuar, kėshtu qė Mirel Josa do ta ketė mė tė lehtė pėr tė profilizuar 11-shin qė do tė zbresė nesėr nė orėn 14:00, nė stadiumin "Selman Stėrmasi".
A.CELIBASHI

Goleadori bardheblu, i rikthyer te goli pas disa javėsh mungesė, ka besim nė forcėn e skuadrės
Fortuzi: Me Flamurtarin, kreu mė afėr
Kishte katėr javė qė nuk shėnonte dhe, mė shumė se kushdo tjetėr nė skuadėr, peshėn e mungesės sė golit e ndiente ai, Indrit Fortuzi. Duhej njė pritje e gjatė qė Tirana tė rigjente golin e saj dhe fitoren minimale 2-1 ndaj Lushnjės. Tanimė qė ky objektiv ėshtė arritur, binomi Tirana-Fortuzi e sheh me qetėsi kalendarin qė e pret. Nė prag ėshtė ballafaqimi me Flamurtarin, skuadėr qė po kalon njė moment tė vėshtirė si rrjedhojė e largimit tė disa prej lojtarėve tė saj kryesorė. Kampionėt, kėtė herė, do t'i presin vlonjatėt nesėr nė "Selman Stėrmasi", me synimin e vetėm marrjen e tri pikėve. Madje pėr Indrit Fortuzin, kjo pėrballje ka shumė rėndėsi, pasi nė rast fitoreje kreu i klasifikimit bėhet edhe mė i afėrt. Nė njė deklarim pėr "Sportin shqiptar", 30-vjeēari shprehet: "Ndeshja e nesėrme me Flamurtarin duhet fituar medoemos, pasi vetėm nė kėtė mėnyrė kreu i klasifikimit ėshtė mė i afėrt pėr ne. Vlonjatėt, me sa jam informuar, po kalojnė njė periudhė krize financiare, pasi i janė larguar thuajse tė gjithė futbollistėt kryesorė. Nė pamje tė parė, kjo ndeshje tė jep pėrshtypjen se do tė jetė njė formalitet, por unė nuk mendoj kėshtu,"- thotė Fortuzi. Sipas tij, pėrballja me kuqezinjtė vlonjatė do tė ketė vėshtirėsinė e saj pėr dy arsye. "Janė dy arsye qė mendoj se sfida me Flamurtarin, pėr javėn e 11-tė tė kampionatit, nuk do tė jetė aq e lehtė sa parashikohet. Sė pari, tė gjitha ekipet e rretheve, kur luajnė sidomos nė stadiumin "Selman Stėrmasi", mblidhen nė mbrojtje dhe ėshtė shumė e vėshtirė t'u shėnosh tė paktėn njė gol. Ndėrsa, sė dyti, them se ata lojtarė tė rinj qė do tė aktivizohen, do tė japin maksimumin nė fushė, pasi mund tė luajnė pėr herė tė parė,"- komenton sulmuesi bardheblu. Nga ajo qė ėshtė vėnė re gjatė kėtyre seancave tė kėsaj jave, trajneri Mirel Josa po punon veēanėrisht shumė me lojtarėt nė aspektin psikologjik. Madje ai arrin deri aty, sa tė flasė njė pėr njė me futbollistėt e tij, qė ata ta rimarrin sa mė shpejt veten pas asaj periudhe tė vėshtirė qė kaluan. Fitorja me lushnjarėt mund tė quhet pikė kthese pėr 20 herė kampionėt, tė cilėt ndodhen nė vendin e tretė, me 20 pikė. Ndaj "lagunarėve", Indrit Fortuzi shėnoi golin e tij tė 5-tė personal nė kėtė kampionat, duke qenė edhe golashėnuesi mė i mirė pėr skuadrėn e vet. Si pėr koincidencė, nga shorti i Kupės sė Shqipėrisė, i hedhur dje, bardhebluve u takon tė luajnė edhe dy ndeshje tė tjera ndaj ekipit tė Lushnjės. Verdhejeshilėt, e drejtuar nga trajner

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po

Re: Luan Zengla ne vend te Tushes ne stafin e Mirel Joses

...vazhdon nga mesazhi kaluar tek lajmet...
Verdhejeshilėt, e drejtuar nga trajneri Agim Canaj, me aq lojė sa shfaqėn tė shtunėn nė "Qemal Stafa", treguan nivel tė lart pėrgatitjeje dhe do tė jenė sėrish barrikadė e vėshtirė pėr t'u kaluar nga ana e Tiranės. Ndeshja e parė ndaj lushnjarėve do tė luhet mė 12 nėntor, nė fushėn asnjanėse, dhe mė datė 26 nė kryeqytet. Nė fund tė deklarimit tė tij, Indriti bėn njė koment edhe pėr kėto dy pėrballje nė kupė: "Deri nė njėfarė mase, nuk mund tė themi se shorti na ka favorizuar, pasi Lushnja ėshtė skuadėr e mirė. Me atė qė tregoi kėtė herė nė "Qemal Stafa", ne mund ta kishim diskutuar edhe barazimin. Pra, mendoj se do tė jenė dy ndeshje tė vėshtira, ku ne duhet ta kalojmė patjetėr turin, nėse kėrkojmė tė fitojmė edhe kėtė trofe kombėtar,"- i jep fund idesė sė tij golashėnuesi i shquar Indrit Fortuzi.
Aurel CELIBASHI

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po